Pesë prezenca në 5 Botërorë të ndryshëm, një “pensionist” do luajë në Rusi 2018

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2018 | 18:31

Pesë prezenca në 5 Botërorë të ndryshëm, një “pensionist” do luajë në Rusi 2018

Fund i lumtur për Rafa Markezin. Pas muajve të tërë pasigurie dhe një beteje ligjore kundër Departamentit Amerikan të Thesarit, mbrojtësi meksikan do t’i bashkohet bashkatdhetarit të tij, Antonio Karbajal, italianit Xhanluixhi Bufon dhe gjermanit Lotar Mateus, si të vetmit futbollistë, të cilët kanë luajtur në 5 Botërorë të ndryshëm.

Markez

Por rasti i ish-lojtarit të Barcelonës ka një detaj specifik. Sepse dy herë kampioni i Europës me skuadrën katalanase do të shkojë në Botëror si një futbollist që i ka varur këpucët në gozhdë. Markez njoftoi në 19 prill se do të tërhiqej nga futbolli. Dhe kështu ndodhi pasi luajti ndeshjen e fundit 10 ditë më vonë.

Por kombëtarja e tij mendon se 39-vjeçari ka ende çfarë mund t’i ofrojë Meksikës edhe pas 20 viteve karrierë dhe ai ka besimin e plotë të trajnerit Huan Karlos Osorio edhe për këtë sfidë të fundit në karrierë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"