“Përshkrova 96 kilometra me biçikletë”, trajneri Kuman rrëfen tmerrin e sulmit në zemër: Pata rëndim në gjoks, u zbardha i gjithi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2020 | 16:16

“Përshkrova 96 kilometra me biçikletë”, trajneri Kuman rrëfen tmerrin e sulmit në zemër: Pata rëndim në gjoks, u zbardha i gjithi…

Trajneri i Holandës, Ronald Kuman pësoi së fundmi një sulm në zemër teksa u shtrua me urgjencë në spital. Në një rrëfim të bërë së fundmi, 57-vjeçari ka hedhur dritë më shumë në lidhje me këtë situatë, duke u shprehur.

pas-96-kilometra-me-biciklete-sulm-ne-zemer-koeman-tregon-tmerrin_5ed10dff623f2

“Unë pata një sulm në zemër (atak kardiak) dhe shkova me urgjencë në spital. Arteria qendrore koronare u bllokua dhe një tjetër ishte ngushtuar. Më kanë vendosur dy stena, –ta fillimisht trajneri i Holandës për “RTL Beau”. Duke shikuar pas, e kuptoj se isha me fat. Babai im vdiq 75 vjeç nga një arrest kardiak. Siç duket, është një trashëgimi familjare”.

Koeman shpjegoi se si ndodhi gjithçka dhe si filloi të ndjehej keq:  “Unë përshkova 96 ​​kilometra në biçikletë me një mik dhe u ktheva në shtëpi. Teksa po pushoja, pata rëndim në gjoks. Fillova të djersij, u bëra shumë i bardhë. Për fat të mirë, gruaja ime ishte në shtëpi dhe telefonoi urgjencën, e cila mori masa të menjëhershme”, tregoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"