Humbja me përmbysje ndaj Italisë, Mirel Josa: Ja çfarë nuk shkoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2024 | 20:49

Humbja me përmbysje ndaj Italisë, Mirel Josa: Ja çfarë nuk shkoi

Shqipëria e nisi me humbje aventurën në Euro 2024, teksa u mund 2-1 nga Italia. Trajneri i njohur, Mirel Josa ishte i ftuar në “Euro 24”, në News 24, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, ku tha se skuadra kuqezi duhet të menaxhonte më mirë situatat.

caaaa

“Goli i Bajramit- Brohoritje të tillë nuk kisha parë ndonjëherë. Shqipëria ishte përgatitur për të fituar ndeshjen, kishte entuziazëm të madh.

Goli erdhi shpejt, nuk është se ka rëndësi fakti që erdhi prej gabimit të Dimarkos, është meritë e lojtarit. Italia vjen dy orë para ndeshjes në stadium, ndërsa Shqipëria një orë e gjysmë para ndeshjes. Patëm probleme në lojë, ne humbëm.

Disa thonë se luajtëm keq në pjesën e parë dhe mirë në pjesën e dytë. Nuk jam dakord me këtë. Nuk mund të them se ishte ndeshje pa histori. Unë jam i mendimit se duhet të kishim menaxhim më të mirë të ndeshjes, nuk duhet të mbylleshim ashtu” –deklaroi Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"