Gol dhe rekord për Xhud Bellingham, talenti anglez po jeton një ëndërr

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2024 | 21:58

Gol dhe rekord për Xhud Bellingham, talenti anglez po jeton një ëndërr

Talenti anglez, Xhud Bellingam, ka vendosur një rekord fantastik, duke u bërë lojtari më i ri Europian që është paraqitur në tre turne të mëdha ndërkombëtarë dhe këtë e festoi me gol ndaj Serbisë. 

XHUD

Mesfushori Bellingham luajti në Euro 2020, Kupën e Botës në 2022 dhe tani në Euro 2024 dhe të gjitha këto i arriti para se të mbushte 21 vjeç. 

Ai arriti t’i japë epërsinë Anglisë në ndeshjen e parë kundër Serbisë në Euro 2024, kur shënoi me kokë në minutën e 13-të për 1-0. 

Xhud shijoi një sezon të jashtëzakonshëm debutues me Real Madridin, ku fitoi tre trofe duke përfshirë Ligën e Kampionëve dhe La Liga. ndërsa tani është vënë në ndjekje të Kampionatit Evropian. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"