Shkon në shtatë numri i lojtarëve të afruar në merkato, Besa prezanton dy “goditjet” e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2024 | 19:24

Shkon në shtatë numri i lojtarëve të afruar në merkato, Besa prezanton dy “goditjet” e fundit

Besa e Kavajës është ekipi më aktiv në Kategorinë e Parë, për sa i përket formatimit të skuadrës së sezonit të ri. Ka shkuar në shtatë numri i futbollistëve të afruar te verdhezinjtë në “dritaren” e merkatos së verës.

STAFA MEHIDRI BESA

Pas Mentor Mazrekajt, Jurgen Goxhës, Donald Mëllugjës dhe dy 21-vjeçarëve nga Kosova, Erduan Ibraimi dhe Bind Maxhuni, Besa dje ka zyrtarizuar edhe dy afrime të tjera. Pikërisht bëhet fjalë për portierin Jurgen Mehidri, që në sezonin e fundit ishte pjesë e Vllaznisë, di dhe mesfushori Andri Stafa, produkt i akademisë së Tiranës, por që në sezonin e fundi luajti me Lirinë e Prizrenit. Përmes njoftimeve në fazën e klubit, Besa ka bërë edhe prezantimet e dy “goditjeve” të radhës.

“Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me portierin Jurgen Mehidri, i cili bashkohet me ne për aventurën e re në futbollin shqiptar. Portieri 26-vjecar vjen pas aventurës me skuadrën e Vllaznise dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë”, njofton klubi kavajas. Ndërsa njoftimi për mesfushorin Stafa ishte ky: “Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me mesfushorin Andri Stafa, i cili bashkohet me ne për aventurën e re në futbollin shqiptar. Mesfushori 22-vjecar vjen pas aventurës me skuadrën e Lirisë së Prizrenit në Superligën e Kosoves dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë”.

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"