VIDEO/ “Thirrjet Kosova është Serbi”, gazetari Arlind Sadiku iu kundërpërgjigjet duke bërë shqiponjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2024 | 21:34

VIDEO/ “Thirrjet Kosova është Serbi”, gazetari Arlind Sadiku iu kundërpërgjigjet duke bërë shqiponjën

Situatë e tensionuar u regjistrua para duelit mes Anglisë dhe Serbisë të zhvilluar në stadiumin e Shalkes. Si të mos mjaftonin përplasjet jashtë impianit sportiv, brenda tij nuk munguan koret raciste, teksa ato që dëgjoheshin më së tepërmi ishin thirrjet: “Kosova është Serbi”.  

arlind sadiku

Nuk kanë munguar kundërpërgjigjet, teksa ishte gazetari i “Klan Kosovës”, Arlind Sadiku, i cili teksa po raportonte LIVE, poshtë tribunës ku qëndronin tifozët serbë, në momentin e thirrjeve, “Kosova është Serbi”, ka formuar shqiponjën dykrenare me duar, duke mos iu trembur aspak reagimeve brutale të serbëve. Për më tepër shikoni videon:  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"