Aromë derbi në prag të ndeshjes kundër Austrisë, “portieri” Zhiru: Vëllai i madh te Franca, Turami si interist…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2024 | 21:10

Aromë derbi në prag të ndeshjes kundër Austrisë, “portieri” Zhiru: Vëllai i madh te Franca, Turami si interist…

Disfata në finale të “Euro 2016” kundër Portugalisë për sulmuesin Olivi Zhirunë nuk ka qenë shumë e lehtë për ta harruar.

ZHIRU PORTIER

Ish-sulmuesi i Milanit, gjatë konferencës për shtyp është shprehur se triumfi me Francën në Europianin “Gjermania 2024” do të ishte një ëndërr e realizuar dhe një “qershi mbi tortë” për karrierën e tij në kombëtare pasi është trofeu i vetëm që i mungon.

“Humbja në finalen e 2016-ës mbetet në mendjen time. Ky është tuneu që unë ëndërroj ta fitoj. Jam i mbushur me emocione, me nostalgji, dhe me dëshirë. Objektivi kryesor është të kemi konkurrencën më të mirë të mundshme”, u shpreh francezi, i cili lufton për një fanellë titullari me Markus Turamin e Interit.

ZHIRU

“Te Franca jam një lloj vëllai i madh dhe me Markusin kam një raport të shkëlqyer. Herët a vonë do të duhet t’i bëj vend në formacion pavarësisht se është interist”, shtoi 37-vjeçari, i cili është golashënuesi më i mirë në histori të përfaqësueses së Francës me 57 gola të realizuar në 133 ndeshje, por që në stërvitje po jep spektakël duke u zhvendosur në rolin e portierit.

“Gjelat” do të zbresin në fushë të hënën në ora 21:00 dhe lidhur me sfidën kundër Austrisë, Zhiru përfundoi edhe konferencën e tij: “Është shumë e rëndësishme ta nisim mbarë turneun, por nuk është një ndeshje vendimtare. Sigurisht, tri pikë do të na vinin në një pozicion më komod, megjithatë jemi të qetë dhe besimplotë në forcat tona”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"