“Pjesa e parë shumë e dobët në të gjitha aspektet”, Duro kritik pas humbjes së Kombëtares shqiptare: Është e palejueshme të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2024 | 20:43

“Pjesa e parë shumë e dobët në të gjitha aspektet”, Duro kritik pas humbjes së Kombëtares shqiptare: Është e palejueshme të…

Trajneri i njohur, Shpëtim Duro pati rezerva për lojtarët e Shqipërisë, për atë humbje 2-1 ndaj Italisë në Europian. Në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, në “Euro 24” në News 24, Duro lë të kuptohet se golat e pësuar nga kuqezinjtë, mund të evitoheshin.

Shpetim Duro

“Duhej të ngacmonim më shumë. Asllani nuk u pa fare në pjesën e parë. Pjesa e parë shumë e dobët në të gjitha aspektet. Golat e pësuar? Është e palejueshme të pësosh në goditje standarte. Shtylla e dytë, shikoni kush e pati përgjegjësinë, është Seferi. Shumë i lirshëm Bastoni, realizon gol. Nuk kishte njeri te Barella. Italia na kishte vlerësuar” – tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"