Video epike/ Në kufijtë e tëpabesueshmes, kur sulmuesi i ri i Partizanit nuk u shënonte “demave” me portën bosh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2024 | 20:35

Video epike/ Në kufijtë e tëpabesueshmes, kur sulmuesi i ri i Partizanit nuk u shënonte “demave” me portën bosh

Partizani prezantoi ditën e djeshme sulmuesin, Rodrigo Piloton, i cili iu bashkua “demave” nga skuadra e Eskaldes, që militon në elitën e futbollit të Andorrës.  

piloto

23-vjeçari portugez, ka firmosur kontratë të vlefshme për 2 vite me opsion rinovimi dhe për 1 tjetër. Vlen të theksohet fakti se Piloto nuk është emër i panjohur për të kuqtë, pasi para 1 viti përballej me ta në turin e dytë të Conference League.  

PILOTO (1)

Madje ai mbahet mend për rastin flagrant të shpërdoruar me portën e boshatisur, në sfidën e kthimit të zhvilluar në “Air Albania”.  

Ishte minuta e 5 e takimit ku pas një gabimi të portierit Qirko, Piloto dërgoi topin jashtë me portën bosh. Një moment epik ky, në kufijt e të pabesueshmes. Për më tepër shikoni: VIDEO  

PANORAMASPORT.AL

ZYRTARE/ Partizani prezanton blerjen e re, qendërsulmuesi portugez do të jetë pjesë e të kuqve deri në vitin…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"