Përsëri nga COVID! Anulohet edhe këtë vit një nga garat më të famshme të Formula 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2021 | 18:18

Përsëri nga COVID! Anulohet edhe këtë vit një nga garat më të famshme të Formula 1

Formula 1 bëri të ditur sot zyrtarisht se Çmimi i Madh i Japonisë, në pistën legjendare të Suzuka, nuk do të zhvillohet as këtë vit, si pasojë e kërkesës së qeverisë vendase për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19. Gara duhej të zhvillohej me 10 tetor, si pjesë e një serie prej tre garash javë pas jave, pas atyre në Rusi dhe Turqi.

zuzuka japoni

Palët kishin patur pikëpyetje rreth zhvillimit të garës që në fillimin e edicionit, por u prit të përfundonte Olimpiada në Tokio para se të merrej një vendim. Qeveria japoneze i kërkoi zyrtarisht FIA-s që të anulonte garën e këtij vitit, ashtu si një vit më parë, pasi e kishte të pamundur ta organizonte atë në situatën aktuale dhe numrin e rasteve në rritje.

Kalendari si pasojë humbet një garë, por mund të përballet edhe me aforfe të tjera për shkak të kufizimeve që disa shtete kanë vendosur ndaj shteteve të tjera, duke bërë të pamundur lëvizjen e skuadrave në vende të ndryshme.

Një nga shqetësimet e mëdha është se Turqia, Meksika dhe Brazili, ku ka gara të planifikuara në pjesën e dytë të sezonit, janë në listën e kuqe të Britanisë së Madhe dhe pjesëtarët e skuadrave që kanë bazën atje, do ta kenë të pamundur që të udhëtojnë lirshmërisht meqë duhet të bëjnë një karantinë 10-ditore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"