Përpara duelit në Kupë, Tirana i bën ofertë mesfushorit të Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2017 | 12:08

Përpara duelit në Kupë, Tirana i bën ofertë mesfushorit të Vllaznisë

Ardit Krymi merr ofertë nga Tirana. Ky është lajmi që ka qarkulluar dje në rrjet, ku raportohej se bardheblutë para këtij dueli kanë tentuar të “peshkojnë” mesfushorin e kuqebluve. Shkodrani është vënë në planet e klubit 24 herë kampion të vendit, të cilët për ta “joshur” mësohet se i kanë ofruar edhe dyfishim page, krahasuar me atë që merr prej Vllaznisë.

krymi

Shanset që një transferim i tillë të realizohet, është i vështirë për kontratën që ai ka, që është edhe për 2 sezone të tjera, mbi të gjitha për faktin që karshi lojtarit ka pasur interes edhe nga jashtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"