Periudhë miqësoresh, Egnatia del fituese nga fusha e Cërrikut ndaj Turbinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 23:05

Periudhë miqësoresh, Egnatia del fituese nga fusha e Cërrikut ndaj Turbinës

Ditën e premte mbasdite në stadiumin e Cërrikut “Nexhip Trungu” është luajtur miqësorja Turbina-Egnatia. Rrogozhinasit e drejtuar nga Gugash Magani fituan testin me rezultatin 1-2 falë golave të Mustafajt dhe Shtubinës. 

119418392_744876666354218_7280816740978360770_n
Për cërrikasit realizoi braziliani Juri me penallti. Takimi ka qënë mjaft i bukur dhe me shumë raste nga të dyja ekipet.

Miqësore

Stadiumi “Nexhip Trungu”

FT: Turbina 1 – 2 Egnatia

Golat: Juri 80 (pen) / Mustafaj 35′, Shtubina 55′

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"