Mbylli aventurën me Skënderbeun, Dejvi Bregu gati të vishet bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2020 | 23:15

Mbylli aventurën me Skënderbeun, Dejvi Bregu gati të vishet bardheblu

Dejvi Bregu mbyll aventurën me Skënderbeun pas përfundimit të sezonit dhe tani është një lojtar i lirë.

dejvi bregu

Sulmuesi shumë shpejt pritet të zgjedhë skuadrën ku do të vazhdojë karrierën, me ofertat në drejtim të tij që nuk mungojnë.

E ardhmja e Bregut mund të jetë në Kosovë, aty ku shumë lojtarë të Superiores kanë kaluar në këtë merkato. Sipas “Indeksonline”, Bregu është në bisedime me Prishtinën dhe marrëveshja pritet të arrihet shumë shpejt.

Prishtina po bëhet me të vërtetë një ekip i frikshëm, pasi më parë ka transferuar Leotrim Kryeziun, Sabien Lilajn dhe Gledi Micin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"