Performancat e dobëta ndaj PSG-së dhe Realit, yjet e futbollit kritikojnë Kanselon: Çmenduri që përsërit të njëjtat gabime…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 13:43

Performancat e dobëta ndaj PSG-së dhe Realit, yjet e futbollit kritikojnë Kanselon: Çmenduri që përsërit të njëjtat gabime…

Zhoao Kanselo ka lënë shumë për të dëshiruar ndaj PSG-së dhe mbrëmë kundër Real Madridit. Performanca e tij është kritikuar ashpër nga figura të famshme të futbollit. 

7DDJE8IHX9qt_aYj0SpgJFIsn_1440x960

“Është çmenduri që Kanselo përsërit të njëjtat gabime në moshën 29-vjeçare”, tha Marko van Basten, fitues i tre Topave të Artë, duke folur për kanalin holandez Ziggo Sport.

Edhe Ronald de Boer, i cili veshi fanellën e Barcelonës në sezonet 1998/1999 dhe 1999/2000, thotë se tani e kupton pse mbrojtësi i krahut nuk është përfshirë në planet e Guardiolës te Mançester Siti.

“Tani e kuptoj pse Guardiola nuk e pëlqen Kanselon. Ai luan futbollin e tij dhe mendon se futbolli është vetëm në momentin kur ti e ke topin. Ai është një mbrojtës!”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"