Përforcimi kryesor i Interit është një rinovim, Perishiç firmos deri në 2021

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2017 | 21:18

Përforcimi kryesor i Interit është një rinovim, Perishiç firmos deri në 2021

Deri pak javë më parë, Ivan Perishiç cilësohej thuajse i larguar nga Interi, i kërkuar me ngulm nga ksuadra të ndryshme, sidomos në Angli, por duket se drejtuesit zikaltër jo vetëm që kanë evituar largimin e një prej futbollistëve më cilësorë në përbërjen e tyre, pro kanë bindur kroatin që të rinovojë marrëveshjen e tij.

Spaleti dhe Perisic

Sipas “Premium Sport”, palët kanë gjetur sot akordin dhe shumë shpejt do të zyrtarizojnë firmën deri në vitin 2021. Sigurisht, për ta bërë një gjë të tillë, zikaltërve u është dashur që të rishikojnë marrëveshjen ekzistuese që kanë me futbollistin kroat.

perisic-brozovic-inter

Perishiç përfitonte 3 milionë euro në vit me marrëveshjen aktuale, ndërsa nga ky sezon do të përfitojë rreth 5,5 milionë euro, thuajse dyfishim i rrogës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"