Perez kundër “të gjithëve”, gati padi ndaj menaxherëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2018 | 21:02

Perez kundër “të gjithëve”, gati padi ndaj menaxherëve

Jo vetëm denoncimi në FIFA kundrejt Interit për kontakte me Luka Modriçin (që me shumë mundësi do mbyllen pa pasoja), së shpejti nga Reali i Madridit mund të pasojnë të tjera akuza ligjore për çështjen që intrigoi ditët e fundit të merkatos në Itali.

perez

Sipas spanjolles “Cadena Ser”, në fakt, presidenti madrilen, Florentino Perez, është i nervozuar me menaxherët e Modriçit sepse ka zbuluar se ia kanë ofruar kroatin jo vetëm Interit, por edhe një tjetër klubi të madh europian (ende nuk është zbuluar kush).

Ndaj po mendon të nisë një hetim, që mund të pasohet nga një padi, pasi lojtari është ende në kontratë me “Los Blancos” dhe, sipas rregullores së FIFA-s, nuk mund të ketë kontakte me klube të tjerë. Perez, në këtë mënyrë, dëshiron të mbrojë imazhin e “Galaktikëve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"