Përcaktohen oraret e ndeshjeve të turit të dytë për Skënderbeun dhe Shkëndijën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2017 | 15:10

Përcaktohen oraret e ndeshjeve të turit të dytë për Skënderbeun dhe Shkëndijën

UEFA ka përcaktuar oraret e zhvillimit të ndeshjeve të para të turit të dytë kualifikues të Ligës së Europës.

kairat kukesi

Përballja mes Kairat Almatit dhe Skënderbeut do të zhvillohet të enjten e 13 korrikut në orën 16:45. Ky takim do të luhet në stadiumin “Almaty Ortalyk” të qytetit të Almatit.

Ndeshja mes Shkëndijës dhe Helsinkit do të zhvillohet të enjten e 13 korrikut në orën 18:00. Kjo përballje do të luhet në stadiumin “Mlladost” të Strumicës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"