Përcaktohen ekipet finaliste për kampionatet U-17 dhe U-19, Shkënkolli bën surprizën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2019 | 16:25

Përcaktohen ekipet finaliste për kampionatet U-17 dhe U-19, Shkënkolli bën surprizën

Ditën e sotme janë zhvilluar gjysmëfinalet e fazës play-off për kampionatet e moshave U-17 dhe U-19.

Lajmi

Në Kategorinë Superiore U-17 në finale do të luajnë Tirana me Shënkollin, që kanë fituar në ndeshjet e tyre. Tirana mundi Teutën me rezultatin 2-1, ndërsa Shënkolli fitoj ndaj Flamurtarit me rezultatin e pastër 2-0.

Në Kategorinë Superiore për 19 vjeçarët në finale do të jenë Vllaznia dhe Shkëndija e Tiranës. Vllaznia mundi minimalisht Flamurtarin 1-0, ndërkohë Shkëndija ka fituar 4-2 Besën e Kavajës. Të gjitha ndeshjet u luajtën në Qëndrën Sportive në Kamëz.

Javën e ardhshme do të përcaktohen datat dhe stadiumet e ndeshjeve finale.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"