Përballja Veleçiku-Besëlidhja/ Bruka: Dua fitore për prestigj; Rexha: Respektojmë garën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2021 | 9:40

Përballja Veleçiku-Besëlidhja/ Bruka: Dua fitore për prestigj; Rexha: Respektojmë garën

Besëlidhja udhëton nesër në Shkodër, atje ku do të luajë me Veleçikun. Qëndrimi është thuajse i siguruar, por Alban Bruka do një fitore për prestigj.

alban bruka

“Tri javë para mbylljes së këtij sezoni, ne e përcaktuam fatin tonë, kështu që dy ndeshjet e radhës do t’i luajmë për të treguar forcën tonë reale. Pengu i Besëlidhjes është që nuk mundi të luftonte për elitën. Gjithsesi, ky qe fati dhe tashmë nuk mund të ndryshohet.

beselidhja

Tani jemi në fund të përgatitjeve për ndeshjen e radhës, atë në transfertë ndaj Veleçikut. Në fushë do të hyjmë për të fituar dhe për këtë i kemi të gjitha mundësitë. Edhe pse tani është gjithçka e përcaktuar për të dyja ekipet, do të synojmë fitoren e prestigjit”. PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

 

Veleçiku ka dështuar këtë sezon. Ata i dhanë lamtumirën Kategorisë së Parë, megjithatë nesër do të luajnë me Besëlidhjen në “Reshit Rusi”. Drejtori Nuri Rexha pret që të respektohet gara deri në fund, ndërsa për “Panorama Sport” thotë:

Veleciku

“Nuk do të merrem me shkaqet e rënies, pasi i kemi përmendur disa herë. Ne do ta respektojmë deri në fund garën. Por tani, të them të drejtën, jemi fokusuar te sezoni i ardhshëm futbollistik. Dy janë përparësitë tona: ruajtja e një grupi lojtarësh që do të na shërbejnë për Kategorinë e Dytë dhe përmirësimi i infrastrukturës sportive. Këtë kampionat do ta mbyllim me Besëlidhjen. Do të bëjmë lojën tonë, edhe pse rezultati tashmë nuk ka më rëndësi”. BASHKIM RAMEKAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"