Përballja ndaj Argjentinës në gjysmëfinale, Tiago Silva: Mesi lojtari më i mirë në histori, por tani…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2019 | 16:59

Përballja ndaj Argjentinës në gjysmëfinale, Tiago Silva: Mesi lojtari më i mirë në histori, por tani…

Tiago Silva së bashku me Brazilin e tij, do të përballen në gjysmë-finale të Kupës së Amerikës me Argjentinën e Leo Mesi.silva mesi

“Pleshti” ka marrë shumë kritika për shkak të formës së tij jo të mirë që po tregon me ekipin kombëtar, në kompeticionin ku ata po marrin pjesë. Pavarësisht se Argjentina ka arritur në gjysmëfinale, prap kritikat ndaj lojtarit të Barcelonë nuk mungojnë.570c2282c04f5_56a3a0c773dbd_ThiagoSilva

Në një intervistë mbrojtësi i Brazilit, Tiago Silva, ka folur për kundërshtarin e tij, Leo Mesi: “Për mua Mesi është lojtari më i mirë që kam parë në histori. Por, tani bëhet fjalë për Brazilin dhe Argjentinën. Do ta admirojmë atë në ndeshjet e tjera, jo në këtë ndeshje. Gjithmonë kur përballemi me Mesin e kemi të vështirë, pavarësisht se sa shumë e studiojmë, përsëri nuk mund t’i kuptojmë aftësitë e tij.” – u shpreh 34-vjeçari

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"