Përballja me Realin, kryetari i bashkisë bën ironi: Jam tifoz i Barcelonës, ngjyrën e bardhë e përdor vetëm për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 11:53

Përballja me Realin, kryetari i bashkisë bën ironi: Jam tifoz i Barcelonës, ngjyrën e bardhë e përdor vetëm për…

Kryetari i Bashkisë së Salamankës (qytet i skuadrës Unionistas, që do të luajë me Realin në Kupën e Mbretit), Karlos Karbajo i ka surprizuar të gjithë me deklaratën e tij.UNIONISTAS

Ai nuk e ka konfirmuar prezencën në stadiumin “Las Pistas” duke thënë se është tifoz i Barcelonës.

Karbajo thumboi madrilenët dhe sipas tij ngjyra e bardhë është për këmishët. “Nuk e di nëse do të shkoj për ta parë ndeshjen. Unë jam tifoz i Barcelonës dhe të bardhën (ngjyrën) e përdor vetëm për këmishën”, tha ai. Megjithatë, shpreson që kjo ndeshje të jetë një festë për qytetin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"