Përballja me Dritën në Champions, mbrojtësi i Kombëtares: Kosova është shtet i varfër, do të jetë ndeshje argëtuese

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Korrik 10, 2018 | 9:45

Përballja me Dritën në Champions, mbrojtësi i Kombëtares: Kosova është shtet i varfër, do të jetë ndeshje argëtuese

Egzon Binaku ishte prurja më e re e Panuçit në grumbullimin e fundit të ekipit kombëtar. Një dëmtim i pengoi mbrojtësit debutimin me ekipin kombëtar. 22-vjeçari “braktisi” Suedinë për t’iu bashkuar Shqipërisë dhe ai e ndjen veten më shumë se kurrë shqiptar, pavarësisht se ka lindur në Suedi. Binaku aktivizohet te skuadra e Malmos dhe shorti i Ligës së Kampionëve e vuri përballë Dritës së Gjilanit.

binaku

Një sfidë speciale për lojtarin me origjinë nga Mitrovica, i cili nuk i ka shpëtuar intervistave të mediave suedeze. Kujtojmë që takimi i sotëm mes Dritës dhe Malmos do të zhvillohet në stadiumin e Mitrovicë, pasi ai i Dritës nuk i përmbush kushtet e UEFA-s.

“Familja e mamasë time është nga atje, mendoj se shumë do të më ndjekin në stadium. Do të jetë shumë argëtuese. Do të vijën shumë familjarë, mendoj se do të më mbështetin mua.

Egzon-Binaku

Jashtë futbollit e njoh Mitrovicën, por nuk di gjë sa i përket futbollit, si do të jetë në tribuna. Kanë kaluar 5 vite që kur kam qenë atje herën e fundit. Është qartësisht një shtet më i varfër, por ka klimë të mirë dhe është një vend i bukur. Padyshim që edhe atje ka qytete më pak të mira, ku ka të varfër, por kështu është kudo.

Egzon Binaku

Nuk është se kam folur shumë me familjarët për ndeshjen me Dritën, por do të jetë shumë argëtuese të ndeshemi me ta. Ne do t’i sulmojmë që në fillim, nuk do të jetë shëtitje, mendoj se do të kalojmë raundin e parë, do të shkojmë atje dhe të fitojmë”, u shpreh mbrojtësi shqiptar.






www.minuta90.com