“Për ne është shumë i rëndësishëm”, flet presidenti i Peskarës: Për Memushajn dua një milion…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2020 | 22:17

“Për ne është shumë i rëndësishëm”, flet presidenti i Peskarës: Për Memushajn dua një milion…

“Për Memushajn dua një milion”, kështu e fillon intervistën e tij, presidenti i Peskarës, Daniele Sabatini, për “Il Messaggero”, duke rikthyer dhe një herë në fokus çështjen e mesfushorit shqiptar.

s

Pas mosmarrëveshjes së tij me trajnerin Zauri, Memushaj kërkoi largimin nga skuadra. Shkak për këtë përplasje mes palëve, u bë një zëvendësim i mesfushorit në ndeshjen me Livornon.

Presidenti nga ana tjetër ishte tepër i qartë duke u shprehur: “Unë nuk kam marrë asnjë kërkesë për transferim. Për ne ai është një lojtar i rëndësishëm, por nëse gjërat ndryshojnë ne nuk do ta lejojmë ikë më parametra zero”.

memushaj-1

Më tej ai shton: “Rregullat duhet të respektohen. Ai bëri një gabim dhe është një djalë inteligjent, i lidhur me qytetin dhe fanellën. Për ne është lider. Nuk do të ketë probleme, gjithçka do të zgjidhet”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"