Patrik merr topin me vete, Ismajlgeci ia “rrëmben”/ Ja pikantet e duelit Tirana-Bylis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2023 | 21:30

Patrik merr topin me vete, Ismajlgeci ia “rrëmben”/ Ja pikantet e duelit Tirana-Bylis

Sulmuesi brazilian, Patrik, lashenjë të shtunën mefanellën e Tiranës dukeshënuar 3 gola në suksesin 4-1 ndaj Bylisit në “Air Albania”. Një paraqitje e shkëlqyer për brazilianin, i cili tregoi se ky ishte tregolëshi iparë që shënonte në karrierë.

TOPI

Ashtu siç është bërë traditë, lojtari kërkoi në fund të ndeshjes të merrte topin si kujtim për këtë paraqitje tëveçantë. Por ndërsa pjesa mëe madhe e lojtarëve të Tiranës shkoi ta përgëzonte në fund të sfidës, Marsel Ismajlgeci u mundua t’i bënte njërreng lojtarit brazilian.

PATRIK

Bashkë me Eranjo Isajin, ai u mundua që t’i merrte topin lojtarit, me këtë të fundit që u përpoq t’i shmangej mes të qeshurave, ndërsa në fund të gjithë pozuan bashkë për foton kujtim të këtij momenti të veçantë për karrierën e sulmuesit të Tiranës.

* Një minutë heshtje për Nuri Bylykun në “Air Albania”. Në fillim të ndeshjes u mbajt një minutë heshtje për ish kapitenin e Tiranës.

* Jo më shumë se 500 tifozë në “Air Albania” për të ndjekur sfidën mes Tiranës dhe Bylisit.

* Gjatë gjithë ndeshjes mes Tiranës dhe ballshiotëve kaqenë mot i ftohtë dhe me shi.

Stivi Janku ishte në fushën elojës me maskë. Ai luajti gjatëgjithë takimit me maskë përshkak të një dëmtimi.

• Në minutën e 55-të, anësorit Llukmani i bie flamuringa duart.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"