Pas përjashtimit nga Teuta, Albi Dosti bashkohet me kampionët e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2017 | 14:52

Pas përjashtimit nga Teuta, Albi Dosti bashkohet me kampionët e Kukësit

Para një jave Albi Dosti u përjashtua nga skuadra e Teutës duke u cilësuar si një nga futbollistët që kishin zhgënjyer me paraqitjet e tyre në fushën e lojës.

Dosti-Hasani

Megjithatë mesfushori nuk do të qëndrojë gjatë pa ekip pasi ai ka arritur marrëveshjen me Kukësin dhe do të dalë sot në stërvitje me kampionët. Ai nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Milinkoviç deri në muajin janar kur dhe hapet merkato, por gjatë kësaj kohe do të stërvitet bashkë me grupin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"