“Pas penalltisë arbitri humbi rrjedhën e lojës, i kërkova llogari për atë rast”, flet Martini: I qaj këto pikë të lëna sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 15:20

“Pas penalltisë arbitri humbi rrjedhën e lojës, i kërkova llogari për atë rast”, flet Martini: I qaj këto pikë të lëna sepse…

Pas barazimit 1-1 ndaj Bylisit në stadiumin “Adush Muça” përpara mikrofonave të “SuperSport”, Edi Martini komenton ndeshjen  i keqardhur për këto dy pikë të lëna pasi Teuta mund të ishte në krye të klasifikimit:

Martini

“Nuk shkoi rezultati, humbëm shume raste përpara porte dhe duhet të ishim më të qetë. Ndoshta ajo penalltia duhej parë, pas penalltisë arbitri humbi rrjedhën e ndeshjes. Në fund kam diskutuar me të, i kam kërkuar dhe llogari për t’i thënë ato që duhej t’i kisha thënë. Edhe tek rasti i golit, nuk e di si është rregullorja, momenti i golit, Aleksi përplaset me arbitrin, topi është në mesfushë dhe arbitri duhet të ndalte lojën minimalisht, 10 minutat na kushtuan shumë.

Nuk është ndonjë gjë e madhe barazimi sepse nje pike jemi diferencë, por edhe ne duhet të fitonim, edhe Laçi erdhi fitoi në Ballsh edhe Partizani, neve na nervozoi që lamë pikë këtu. Plaku nuk ka kondicionin e duhur por luajti mirë aq sa luajti, ne duhet ta zgjidhim më shpejt ndeshjen. Është një rast që duhet parë sepse me rregulloren e re loja duhet të ishte ndalur.

Normalisht i qaj këto dy pike te lëna sepse mund të ishim në vendin e parë, por fusha e Ballshit është shume e vështirë, të katërt skuadrat janë pretendent për titull kampion. Më vjen keq sepse krijuam raste humbëm shumë raste, jemi ekip që krijojmë shumë dhe kjo më vjen keq.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"