Pas ekipit të parë, Partizani fiton derbin me Tiranën edhe me 21-vjeçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2023 | 20:13

Pas ekipit të parë, Partizani fiton derbin me Tiranën edhe me 21-vjeçarët

Partizanit i ka ecur këto ditë sa i përket dueleve me Tiranën në futbollin e meshkujve.

partiz

Pas suksesit me skuadrën e parë, ku të kuqtë nën drejtimin e trajnerit provizor, Arbër Abilaliaj, fituan me rezultat 2-1 ndaj bardhebluve të trajnerit Julian Ahmataj, tani ka qenë radha e Partizanit U-21 për të triumfuar në derbi me 21-vjeçarët e Tiranës.

Ndeshja ka qenë e vlefshme për javën e pestë të kampionatit të 21-vjeçarëve dhe është  fituar nga të kuqtë me rezultatin 1 – 0.  Goli i sulmuesit Luis Birçaj në minutën e 22-të i ka dhuruar suksesin të besuarve të trajnerit Gerd Haxhiu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"