Pas dy javësh do tentohet kalimi në fazën e grupeve në Europa Ligë, por te Tirana ka një problem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 15:57

Pas dy javësh do tentohet kalimi në fazën e grupeve në Europa Ligë, por te Tirana ka një problem

Ndeshja e djeshme ka nxjerrë një problem serioz te Tirana. Krahët e saj nuk funksionojnë. Skuadra nuk shtyn përpara, sepse lojtarët e sulmit duhet të mbrojnë më shumë.

Tirana Crvena

Në të djathtën nuk është më Doka dhe Halili duhet të mbrojë më poshtë, pasi Toshevski garanton vetëm fazën mbrojtëse. Kale ka shpërthimet e tij, por dje nuk kishte Ismajlgecin pas, murin me Torasën dhe Ngonë dhe normalisht për të ishte goxha e vështirë.

Shkurt, krahët janë një problem për Tiranën. Sulmi pak nga pak po zgjohet, por ka shumë për të bërë në javët në vazhdim. Për 15 ditë është ndeshja e Europa Leagues dhe Tirana duhet të ndërtojë mirë manovrën sulmuese.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"