Pas 3 javësh ngarkesë, skuadra e Kategorisë së Parë merr “shpërblim”/ Arbëri: Bilanci i punës së deritanishme na ka lënë të kënaqur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2022 | 17:13

Pas 3 javësh ngarkesë, skuadra e Kategorisë së Parë merr “shpërblim”/ Arbëri: Bilanci i punës së deritanishme na ka lënë të kënaqur

Me seancën e së enjtes pasdite, beratasit kanë mbyllur ciklin përgatitor trejavor. Në ndryshim nga dy javët e para, kur Tomori zhvilloi edhe dy miqësore, këtë radhë stafi teknik ndryshoi strategji. Në vend të një ndeshjeje, ka menduar t’i shpërblejë futbollistët me tri ditë pushimi.

Tomori_Stadium

Një mënyrë kjo për të relaksuar skuadrën, pas ngarkesave të larta fizike gjatë këtyre seancave. Kjo, edhe për shkak të temperaturave shumë të larta që kanë pllakosur Beratin. Polizoi Arbëri për gazetën shpjegon se ky pushim ishte i domosdoshëm:

“Pas tri javësh stërvitje, bilanci i punës së deritanishme na ka lënë të kënaqur. Këtë nuk e tregon vetëm ngarkesa që ka marrë ekipi, por ajo që kanë shprehur futbollistët gjatë procesit. Meritojnë vlerësim edhe për mirëkuptimin që kanë treguar në lidhje me kushtet në të cilat përgatitemi në qytetin tonë. Këto ishin dhe motivet pse këtë të shtunë menduam të mos zhvillojmë miqësore. Nisur nga java e ardhshme, skuadra do të kompletohet me uniformat e reja, ndërkohë që do të intensifikojmë përgatitjet tona”.

Javën e ardhshme pritet që të ketë zhvillime edhe në merkato. Emra të rinj do të vihen në urdhrat e stafit teknik, pas Kledis Hidës, Arbër Deliut, Laurent Ismailajt, Frenki Lamçes, Renco Memlikës dhe Everito Gonzalesit.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"