Partner ideal me Van Dajkun, Klop i telefonon yllit të Napolit: Çfarë planesh ke?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2020 | 17:21

Partner ideal me Van Dajkun, Klop i telefonon yllit të Napolit: Çfarë planesh ke?

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, i ka telefonuar mbrojtësit të Napolit, Kalidu Kulibali, për ta pyetur për mundësinë e një transferimi të tij në “Anfield” këtë verë.

kalidu kulibali

Tekniku gjerman raportohet se i ka telefonuar yllit senegalez për t’i kërkuar atij se çfarë ka ndërmend që të bëjë në 12-18 muajt e ardhshëm.

28-vjeçari është përfolur për një transferim te gjigantët e Premier Ligës. Sipas “Le10 Sport”, Klop bëri lëvizjen e parë duke i telefonuar atij që e shikon si partnerin ideal të Van Dajkut në qendër të mbrojtjes dhe se Kulibali, i cili ka një kontratë deri në vitin 2023 me klubin italian, është ndier tepër i vlerësuar nga interesi i “Reds”-ave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"