Partizani me 6 ndryshime nga dueli i fundit, Daja “skicon” formacionin për Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 22:10

Partizani me 6 ndryshime nga dueli i fundit, Daja “skicon” formacionin për Laçin

Partizani do të ndeshet me Laçin ditën e shtunë në “Elbasan Arena”, sfidë e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore. Takimi i fundit mes dy skuadrave ishte në qershor të këtij viti, i vlefshëm për javën e 31-të të sezonit 2019-’20.

Partizani goli

Vetëm pesë muaj kanë kaluar që nga përplasja e fundit mes dy skuadrave, por te Partizani kanë ndryshuar shumë gjëra. Edhe pse me merkato të bllokuar, “demat” do të kenë një formacion ndryshe ndaj kurbinasve. Plot gjashtë titullarë nga sfida e fundit kundër Laçit nuk do të zbresin në fushë në takimin e së shtunës. Kordeiro Melo , Asani dhe Llanaj janë të dëmtuar, ndërsa Trashi, Telushi dhe Boldor janë larguar nga klubi.

titullaret

Të gjashtë këta futbollistë e nisën nga minuta e parë takimin e fundit mes dy skuadrave. Partizani pas dy javëve të para numëron tri pikë në Superiore, ndërsa Laçi ka grumbulluar dy pikë, pas dy barazimeve. “Demat” do të kërkojnë të ruajnë ecurinë pas fitoreve ndaj Kukësit dhe Apolonisë, ndërsa kurbinasit duan fitoren e parë në kampionat.

for

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"