Partizani me 3 sulmues ndaj Bylisit, ja si pritet të rreshtohet skuadra e Lerdës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 14:25

Partizani me 3 sulmues ndaj Bylisit, ja si pritet të rreshtohet skuadra e Lerdës

Skema e trajnerit apo mosangazhimi i lojtarëve? Kjo ka qenë dilema për t’u zgjidhur së fundmi te Partizani, në mënyrë që kampionët të mos vuajnë në fushë. Me sa duket, të gjitha palët janë fajtore në këtë ngërç që ka kapluar Partizanin në start, ndaj që në takimin e sotëm me Bylisin pritet të ketë ndryshime.

partizani

Trajneri Lerda i dha sinjalet që në mesjavë për ndryshimin e skemës, e cila nga 3-5-2 pritet të transformohet në 3-4-3 ose rikthim te rreshtimi i skuadrës që doli kampion, 4-3-3.

pARTIZANI

Një gjë pritet të jetë e sigurt, sot ndaj Bylisit Partizani do të sulmojë me tre lojtarë përpara. Solomon do të bëjë “pykën”, ndërsa nga krahët pritet të ketë ndihëm e Çinarit në të majtë dhe Asanit në të djathtë, por në këtë krah mund të luajë edhe Mala. Nuk përjashtohet mundësia që Lerda të bëjë ndonjë surprizë pas debatit të fundit me Trashin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"