Partizani do të tentojë mrekullinë, 100 tifozë “pushtojnë” Mariborin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 19:49

Partizani do të tentojë mrekullinë, 100 tifozë “pushtojnë” Mariborin

Pasditen e djeshme, rreth 100 ultras të skuadrës së Partizanit kanë nisur udhëtimin drejt Mariborit, për të qenë në destinacion pasditen e sotme. “Guerrils” kanë konfirmuar prezencën e tyre në këtë transfertë europiane që në momentin që janë njohur me shortin, ndërkohë që në ditën e fundit është kërkuar edhe një mjet shtesë, pasi numri i kaloi parashikimet. Disa madje, janë nisur me makinat e tyre private.

Guerrils

Pak minuta para startit të takimit, klubi në faqen zyrtare ka publikuar edhe tifozët të cilët janë futur në stadium dhe janë gati për sfidën.

Guerril

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"