Partizani dhe “pazari” i Krujës, të kuqtë pranë akordit me një tjetër futbollist të Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2019 | 19:05

Partizani dhe “pazari” i Krujës, të kuqtë pranë akordit me një tjetër futbollist të Kastriotit

Kastrioti parashikohet të jetë një okazion i mirë për Partizanin për merkaton e verës. Vërtet krutanët nuk arritën të mbijetojnë, por në përbërje kishin lojtarë të rinj dhe me perspektivë, ku disa nga të cilët janë në planet e “demave” për sezonin e ri futbollistik.

husein

Pas dy lojtarëve të Kombëtares U-21, Julian Shehu dhe Patrik Bardhi, Partizani vazhdon pazarin në Krujë, ku pëlqehet edhe mbrojtësi Lukman Husein. Nigeriani qe piketuar edhe nga ish-trajneri Skënder Gega, të cilin dëshironte ta kishte në ekip për sezonin e ri.

Mësohet se kjo dëshirë e ish-trajnerit Gega mbetet akoma aktive, ndaj drejtuesit po punojnë që ta afrojnë edhe nigerianin, i cili do të ishte një alternativë interesante për krahun e djathtë të mbrojtjes. Në sezonin e fundit, Labinot Ibrahimi i vetëm e ka mbajtur peshën në këtë rol, edhe pse kosovari u adaptua në të djathtë.

kastrioti

Ndërsa afrimet për këtë rol, si në verë dhe në janar, Rron Statovci dhe Kevin Mombilo, nuk dolën të vlefshëm, madje as debutuan me “demat” në Superiore. Në sezonin e fundit, 22-vjeçari ka qenë titullar i padiskutuar te Kastrioti dhe të kuqtë kanë pasur mundësi ta vëzhgojnë mirë Huseinin, pasi dy skuadrat janë ndeshur 6 herë, katër për kampionat dhe dy për Kupë.

Pas Melos, me afrimin e Lukman Huseinit, krahët e mbrojtjes, kryesisht i djathti, konsiderohen “të blinduar” te Partizani.

ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"