Paniku nga “Coronavirus”, anulohet ndeshja e Interit dhe dy të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 0:23

Paniku nga “Coronavirus”, anulohet ndeshja e Interit dhe dy të tjera

Kampionati italian (Seria A) miratoi ndërprerjen e 3 takimeve të ditës së nesërme për shkak të përhapjes së koronavirusit në fqinjin tonë, ku deri tani janë regjistruar 2 viktima (njëri në rajonin e Lombardisë tjetri në Padova).

1582383788120.jpg--giuseppe_conte_e_i_suoi_ministri_i_veri_sciacalli_del_coronavirus

Kryeministri italian Xhuzepe Konte dhe ministri i Shëndetësisë dhe Roberto Speranca firmosën dekretin e shpalljes së gjendjes së emergjencës në këto dy rajone të vendit.

Për pasojë, 3 ndeshjet e nesërme të kampionatit italian Inter-Sampdoria, Verona-Kaljari dhe Atalanta Sasuolo nuk do të zhvillohen këtë javë dhe do të përcaktohet një datë tjetër për t’u zhvilluar. Të gjitha aktivitetet sportive në zonat ku janë regjistruar persona të infektuar me koronavirus janë pezulluar.

Inter

|

Situata në Itali nga përhapja e koronavirusit ka ngritur në këmbë shtetin italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"