Panik për Levin, sëmuret në stol, probleme me tensionin prej stresit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2015 | 10:19

Panik për Levin, sëmuret në stol, probleme me tensionin prej stresit

leviFrika e humbjes dhe e shkarkimit nga detyra sëmurin Stanislav Levin. Gjatë pjesës së parë të ndeshjes me Kukësin, duke parë gjendjen jo të mirë të ekipit të tij, Levi ka qenë në stres të vazhdueshëm. Kjo situatë ka bërë që gjendja shëndetësore e teknikut çek të përkeqësohej më shumë në fund të pjesës së parë dhe në të dytën Levi e ka pasur të pamundur që të vijonte të qëndronte në pankinë.

Menjëherë kanë mbërritur mjekët e ekipit, të cilët i kanë dhënë edhe ndihmën e parë mjekësore. Çeku nuk ka pranuar që të shkonte në spital, edhe pse nga ana e stafit mjekë- sor i është propozuar një gjë e tillë. Trajneri ka marrë menjëherë qetësues, si dhe ka bërë një gjilpërë, e cila i ka ulur tensionin dhe ka përmirësuar disi gjendjen e tij shëndetësore.

Stanislav Levi nuk ka pranuar as të shtrohet në një spital privat në Tiranë, edhe pse kjo ju propozua nga drejtuesit e klubit, por ka preferuar që pas ndeshjes të udhëtojë me ekipin. Gjatë udhëtimit nga Kukësi për në Vlorë, çeku nuk është ndier edhe aq mirë, edhe pse disi i qetësuar, ndërsa mjekët i rekomanduan që, nëse ndihet sërish në këtë situatë shëndetësore, të marrë leje dhe të mos dalë në stërvitje me ekipin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"