Pamjet e frikshme/ Shikoni momentin kur Vershtapen i kaloi mbi kokë me makinë Hemiltonit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2021 | 9:55

Pamjet e frikshme/ Shikoni momentin kur Vershtapen i kaloi mbi kokë me makinë Hemiltonit (VIDEO)

Një incident i frikshëm u regjistrua në Çmimin e Madh të Italisë, në pistën e Monzës, i cili për fat të mirë nuk përfundoi në tragjedi.

Hamilton Vershtapen

Piloti i Red Bullit, Maks Vershtapen, fluturoi me makinën e tij mbi Mercedesin e Hemiltonit, teksa goma e makinës, preku kokën e britanikut. Një aksident i pazakontë ku Luis Hemilton rrezikoi seriozisht jetën.


Makina e holandezit praktikisht kaloi mbi kokën e tij dhe po të mos ishte për sistemin Halo që është vendosur në makina, mund të regjistrohej një tragjedi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"