Pak tifozë dhe ngacmime për “ish”-ët, njihuni me pikantet e Teuta-Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2023 | 12:10

Pak tifozë dhe ngacmime për “ish”-ët, njihuni me pikantet e Teuta-Egnatia

Rreth 400 tifozë kanë ndjekur ndeshjen e djeshme mes Teutës dhe Egnatias. “Panorama Sport” ju sjell pikantet.

hj

* Mesfushori i Egnatias, Albano Aleksi, e nisi nga stoli kundër ish-skuadrës së tij, Teutës, ku ka fituar gjithçka. Në momentin që u fut në pjesën e dytë, nuk munguan ngacmimet e tifozëve ndaj mesfushorit. Si trajner te rrogozhinasit është durrsaku Edlir Tetova, ndërsa edhe Musta që shënoi golin e barazimit 2-2, ka luajtur me Teutën.

* Ka përqafime të shumta mes lojtarëve kur të dyja ekipet mbërrijnë në stadium, duke e bërë atmosferën shumë miqësore. Edhe dy presidentët, Hasanbelliu dhe Demrozi, e ndoqën ndeshjen pranë njëri-tjetrit.

* Tranjeri Edi Martini ka qëndruar në këmbë gjatë gjithë takimit dhe në disa momente ka qenë nervoz me të tijtë.

* Në cepin e djathtë të tribunës qendrore kishte një grup tifozësh nga Rrogozhina, që u dëgjuan më shumë në momentet e golave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"