Pa make up dhe në gjendje jo të mirë, Shakira fotografohet për herë të parë në publik pas ndarjes nga Pike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2022 | 20:08

Pa make up dhe në gjendje jo të mirë, Shakira fotografohet për herë të parë në publik pas ndarjes nga Pike

Këngëtarja kolumbiane, Shakira është fotografuar për herë të parë në publik që pas ndarjes nga partneri i saj prej më shumë se 10 vitesh, Zherard Pike.

Këngëtarja u fotografua në makinën e saj, teksa po udhëtonte drejt shtëpisë së saj në Barcelonë. Kjo foto vjen pak ditë pas fotove të Pike krah biondes misteroze në një festë në Suedi.

Në fotot e publikuara nga “Daily Mail”, këngëtarja duket me një grim minimal dhe në gjendje të rënduar. Shakira u shfaq mjaft serioze ndërsa po shkonte drejt shtëpisë së saj.

Pike dhe Shakira konfirmuan ndarjen 11-vjeçare muajin e kaluar. Dyshja, të cilët janë prindër të djemve Milan dhe Sasha publikuan një deklaratë të përbashkët në të cilën thanë: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"