Orare të çuditshme në Ligën e Kombeve, shikoni kur do të luajë Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2020 | 23:38

Orare të çuditshme në Ligën e Kombeve, shikoni kur do të luajë Shqipëria

UEFA zyrtarizoi ditën e sotme oraret e ndeshjeve të Ligës së Kombeve, duke kompletuar kështu kalenderin. Këto përballje do të luhen në periudhën shtator- tetor-nëntor. Shqipëria është në grup së bashku me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin, teksa është favoritja kryesore për t’u pozicionuar si kokë grupi.

shqiperia kombetarja

Ajo që bie në sy është se Shqipëria në këtë edicion do të luajë vetëm 3 nga 6 ndeshjet e saj në darkë, ndërsa të tjerat do të jenë në orare të papërshtatshme dreke apo pasditeje.

Të gjitha këto orare të çuditshme janë caktuar si rrjedhojë e shikueshmërisë nga e drejta TV si dhe ndryshimi që iu bë formatit për shkak të COVID-19 dhe ngjeshjes në këto muaj edhe të ndeshjeve play-off për Europianin.

NDESHJET E SHQIPËRISË

4 shtator: Bjellorusi-Shqipëri (20:45)

7 shtator: Shqipëri-Lituani (20:45)

11 tetor: Kazakistan-Shqipëri (15:00)

14 tetor: Lituani-Shqipëri (20:45)

15 nëntor: Shqipëri-Kazakistan (18:00)

18 nëntor: Shqipëri-Bjellorusi (16:00)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"