Opsion për Superioren? Sulmuesi shqiptar që dikur bënte bomberin mbetet pa… skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2024 | 22:14

Opsion për Superioren? Sulmuesi shqiptar që dikur bënte bomberin mbetet pa… skuadër

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Astrit Selmani është futbollist i lirë pasi të mërkurën ka shkëputur kontratën me skuadrën izraelite, Hapoel Beer Sheva. 25-vjeçari po kalon një moment të vështirë në karrirë, pas duket se ka humbur shkëlqimin.  

selmaniii

Selmani u transferua te klubi izraelit në vitin 2022 nga suedezet e Hamarbit, por nuk arriti të linte gjurmë.  

Sulmuesi vitin e kaluar ishte i huazuar te Goteborgu, që nuk e shfrytëzoi opsionin e blerjes së tij. Si i huazuar, Selmani në vitin e kaluar ishte edhe te Midtjyllandi i Danimarkës. 

25-vjeçari ka edhe pesë paraqitje me Kosovën dhe një gol të shënuar. Edhe pse në dukje e vështirë, transferimi i Selmanit drejt Superiores, do të ishte një mundësi e mirë, për t’u ringritur si dikur, që bënte bomberin me golat e tij. 

Në sezonin 2019-2020, shqiptari i Kosovës shënonte 30 gola në 51 ndeshje me skuadrën e Varbergs. Edhe në sezonin 2021-2022, Selmani arriti të shënonte 11 gola në 39 ndeshje me Hamarbin.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"