Shembulli i Gjermanisë për kampionatet e Shqipërisë 2021-2022

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2021 | 15:45

Shembulli i Gjermanisë për kampionatet e Shqipërisë 2021-2022

Nga BESNIK DIZDARI

Dizdari2

Ja cili ishte organizimi i kampionateve të Gjermanisë për sezonin 2020-‘21. Dhe i tillë është edhe për sezonin 2021-2022. Po ia propozojmë Shqipërisë sonë të dashur, për ta përshtatur me skuadrat e saj të tria kampionateve për sezonin e ri, pra për këtë 2021-2022:

BUNDESLIGA I

1. Bayern München

2. RB Leipzig

3. Borussia Dortmund

4. VfL Wolfsburg

5. Eintracht Frankfurt

6. Bayer 04 Leverkusen

7. FC Union Berlin

8. Borussia Mönchengladbach

9. VfB Stuttgart

10.SC Freiburg

11.TSG Hoffenheim

12.FSV Mainz 05

13.FC Augsburg

14.Hertha BSC

15.Arminia Bielefeld

16.1. FC Köln

17.Werder Bremen

18.FC Schalke 04

* Tri ose dy skuadrat e fundit bien në Bundesligën II (Kategoria II në “shqip”)

 

BUNDESLIGA II

1. VfL Bochum

2. SpVgg Greuther Fürth

3. Holstein Kiel

4. Hamburger SV

5. Fortuna Düsseldorf

6. Karlsruher SC

7. SV Darmstadt 98

8. FC Heidenheim

9. SC Paderborn 07

10.FC St. Pauli

11.FC Nürnberg

12.Erzgebirge Aue

13.Hannover 96

14.Jahn Regensburg

15.SV Sandhausen

16.VfL Osnabrück

17.Eintracht Braunschweig

18.FC Würzburger Kickers

* Tri ose dy skuadrat e para ngjiten në Bundesligën I (padrejtësisht Superiore në “shqip”) * Tri ose dy skuadrat e fundit bien në Bundesligën III (padrejtësisht Kategoria II në “shqip”)

BUNDESLIGA III

1. Dynamo Dresden

2. Hansa Rostock

3. FC Ingolstadt

4. TSV 1860 München

5 1. FC Saarbrücken

6. SV Wehen Wiesbaden

7. SC Verl

8. SV Waldhof Mannheim

9. Hallescher FC

10.FSV Zwickau

11.FC Magdeburg

12.FC Viktoria Köln

13.Türkgücü München

14.FC Kaiserslautern

15.MSV Duisburg

16.KFC Uerdingen

17.SV Meppen

18.Bayern München II

19.VfB Lübeck

20.SpVgg Unterhaching

* Tri ose dy skuadrat e para ngjiten në Bundesligën II (padrejtësisht Kategoria I në “shqip”) * Tri skuadrat e fundit bien në Regional Liga (saktësisht Kategoria IV në “shqip”)

Siç shihet, gjithçka është për së mbari. Nuk po vazhdojmë me RegionaLigat e të tjera, por paraqitëm skemën e tri ligave të para të Gjermanisë, çka nuk ka asnjë pengesë që po kështu t’i organizojë kampionatet 2021-2022 edhe Shqipëria. Dashur apo pa dashur, kjo është bërë një nga temat më të parapëlqyera (preferuara), thjesht për respektin ndaj historisë kombëtare të futbollit mirëfilli qytetar. Përveçse shembullit gjerman, kjo skemë është e njëjtë te mbi 80 për qind e organizimeve të kampionateve kombëtare të shteteve të Europës.

Siç e kam thënë më parë, shkrimet kanë qenë me dhjetëra, tash e pakta nja 8 vjet. Por, në fund të fundit, nënvleftësimet për shkrimet e gazetarëve në FSHF-në e sotme tepër trime, janë shembullore, ngaqë kujton se skuadrat e kampionateve i ka të sajat. Kur në gjithë Europën ato janë “pronë” e Ligës Kombëtare të çdo shteti, ajo që në Shqipëri nuk ekziston. Se po të ekzistonte, do t’i thoshte FSHF-së: “Merru me ekipet kombëtare se kampionatet janë tonat”.

Dihet fort mirë, ndërkaq, se kohët e fundit këtë shtim të skuadrave, për të flakur tej kampionatin e parë me vetëm 10 skuadra dhe me katër periudha (faza) krejt të mërzitshme, monotone e të pafryt, e kanë kërkuar plot 30 skuadra apo klube të Shqipërisë.

E pra, 16 skuadra! Po! Kjo mund ta shpëtojë kampionatin kombëtar të Shqipërisë sa në forcën zhvilluese të tij, por më shumë në forcën e traditës qytetare të gjeopolitikës së brendshme të tij. Përsëris edhe këtu thënien e famshme të Loro Boriçit dikur: “Na duhen më shumë skuadra në kampionat. Mbasi je lodhë e munduar fort me rivalin, e mezi i ke shënuar një gol, duhet të vijë java tjetër e të kesh përballë një skuadër të lehtë, për ta mundur me shumë gola. Sepse, ku do të mësojnë tjetërkund lojtarët me ba gola?”, pyeste Boriçi në retorikën e tij. Dhe këtë, mjeshtri i madh e thoshte qysh herët, ndonëse asokohe kishim një kampionat jo me pak skuadra, por me plot 14.

Ndonëse thënia e Boriçit nuk është arsye kryesore për shtimin e skuadrave në fjalë. Është tejet tërheqëse, megjithatë. Dhe nuk është pa përvojë Shqipëria në këto punë. Kampionatet e viteve 1955, 1993, 1995. kanë pasur 16 skuadra. Ndërsa dy herë, më 1997 dhe 1998 kemi pasur 18 skuadra, ndërkohë që rekordi i përket kampionatit të vitit 1952 me plot 20 skuadra!

Dhe nuk qe përmbysë bota! Ndërkaq, kemi plot 8 edicione me 10 skuadra, që nuk shënuan asnjë rritje e fuqizim të kampionatit. Madje, siç e kemi argumentuar njëqind herë, ky kampionat kombëtar me vetëm 10 skuadra, flaku tej deri Partizan e Dinamo, SK Tiranë e Vllazni, e tash së fundi edhe Flamurtarin e Elbasanin që u “zhdukën” deri në Kategorinë III!

Nëse do të bënim një studim (sa vite kemi që nuk është bërë asnjë studim për futbollin kombëtar?), për të gjetur raportin midis fajeve të vetë këtyre skuadrave që ranë dhe fajit të numrit të paktë të skuadrave, vetëm 10 pra, them, siç e kemi argumentuar pa pushim, se në mbi 60 për qind, fajtor ka qenë numri i paktë i skuadrave. Dhe kur kujton mandej se përjashtuan jo vetëm 1 skuadër, atë që zë vendin e fundit, por 2, pa harruar edhe një të tretë që donin ta përjashtonin përmes “play out”-it, atëherë mund të themi me plot gojën se drejtimi i kampionatit të Shqipërisë ndodhet në duar të gabuara.

Ndërkaq, shembulli gjerman na thotë se edhe pse nuk ka 10 skuadra, por plot 18, bien vetëm dy, ndërsa në “play out” shkon skuadra që zë vendin e 16-të. Kjo do të thotë se ndërsa Gjermania përjashton vetëm 10 për qind të skuadrave nga Bundesliga I, Shqipëria do që të përjashtojë 30 për qind në një kampionat me vetëm 10 skuadra! E pamëshirshme, e pavetëdijshme, e paditur, përveçse me mungesa të theksuara në formimin atdhetar për futbollin kombëtar.

Për fat, krejt papritmas, Federata Shqiptare e Futbollit sapo ka marrë një vendim të drejtë duke e organizuar kampionatin e Kategorisë II (që me mashtrim e quan I) me 16 skuadra, me vetëm dy faza. Atë që ne e kemi kërkuar nja 20 herë në shkrimet tona. Bukur vërtet! Mirëpo, kjo nuk sinkronizohet (edhe simbas modelit gjerman) me numrin e skuadrave në kampionatin e parë kombëtar, që ka vetëm 10, por që ia vlen fort të jenë 16. Po ju kujtojmë edhe një herë se si ka ecur kampionati i Shqipërisë në 9 vjetët e fundit:

2012-‘13: 14 skuadra

2013-‘14: 12 skuadra

2014-‘15: 10 skuadra

2015-‘16: 10 skuadra

2016-‘17: 10 skuadra

2017-‘18: 10 skuadra

2018-‘19: 10 skuadra

2019-‘20: 10 skuadra

2020-‘21: 10 skuadra

Siç shihet, 9 vjet më parë, stina 2012-‘13, kampionati ka pasur 14 skuadra pjesëmarrëse. Ju kujtojmë renditjen:

Ku ishin të metat e mëdha të këtij kampionati, që guxuan t’ia shkurtonin plot 4 skuadra, duke flakur tej me një të rënë të lapsit, e pakta tri qytete të vërteta të futbollit kombëtar si Berati, Gjirokastra e Fieri? E shihni pra, që në ketë kampionat 2012-‘13 kanë qenë Flamurtari i Vlorës, Besa e Kavajës, Tomori i Beratit, Luftëtari i Gjirokastrës e Apolonia e Fierit, të cilat tash mezi merret vesh se ku ndodhen, ndonëse janë histori fort e rëndësishme e kampionatit qytetar të Shqipërisë.

Dhe mbas këtij kampionati 2012- ‘13 me 14 skuadra, mbërritën “bukur” 7 kampionate me 10 skuadra, me katër periudha e s’di se çka tjetër! Mjaft! Kthejani Shqipërisë kampionatin e saj për së mbari, madje kampionatet e saj. Nuk është fjala këtu për të imituar 100 për qind kampionatet e Gjermanisë, por është fjala të imitoni skemat e kampionateve të shumicës së shteteve të Europës. Madje, ju takon ta keni për detyrë imediate që të imitoni për mirë edhe plot 30 kampionate të Shqipërisë që kanë qenë ndër më të bukurit, me 14, 16 apo18 skuadra.

Mbi të gjitha, të flakni tej kampionatet me 4 periudha (faza), një monotoni e pafrut kjo, apo këta me 13 “play off” e “play out” të vitit 2021 (sepse ishin 13, pra jo 12, ndërsa kisha harruar edhe “play out”-in Butrinti – Oriku). Modeli shqiptar që propozohet këtu për vitin 2021-2022 është mjaft tërheqës dhe serioz, natyrisht edhe nën ndikimin e atij të Gjermanisë. Kjo skemë është sendërtuar duke marrë për bazë renditjen 2020-‘21 të skuadrave në të tria kampionatet.

Tek është: 1

6 skuadra për Kampionatin Kombëtar të Shqipërisë 2021-‘22

1. TEUTA / Durrës

2, VLLAZNIA / Shkodër

3. PARTIZANI / Tiranë

4. KF LAÇI / Laç

5. SK TIRANA / Tiranë

6. KF KUKËSI / Kukës

7. SKËNDERBEU / Korçë

8. KASTRIOTI / Krujë

9. BYLISI / Ballsh

10.APOLONIA / Fier

11.DINAMO / Tiranë

12.KF BURRELI / Burrel

13 KORABI / Peshkopi

14.EGNATIA / Rrogozhinë

15.TOMORI / Berat

16.KF POGRADECI / Pogradec

PROPOZIMI:

* Tri skuadrat e fundit zbresin në kampionatin e Kategorisë II (atë që sot e quajnë rrejshëm I).

16 skuadra për Kampionatin e Kategorisë II (rrejshëm I) 2021-2022

1. KF VORA / Vorë

2. BESËLIDHJA / Lezhë

3. ERZENI / Shijak

4. ORIKU / Orikum

5. PARTIZANI B / Tiranë

6. BESA / Kavajë

7. KS LUSHNJA / Lushnjë

8. TURBINA / Cërrik

9. FLAMURTARI / Vlorë

10.KS ELBASANI / Elbasan

11.SHKUMBINI / Peqin

12.SOPOTI / Librazhd

13.TËRBUNI / Pukë

14.KF MALIQI / Maliq

15.BUTRINTI / Sarandë

16.LABËRIA / Vlorë

PROPOZIMI:

* Tri skuadrat që zënë vendet e para ngjiten në kampionatin e parë kombëtar.

* Tri skuadrat që zënë vendet e fundit zbresin në kampionatin e Kategorisë III (atë që sot e quajnë rrejshëm II). 16 skuadra për Kampionatin e Kategorisë III (rrejshëm II) 2021-2022

1. LUZI 2008 / Luz

2. KF BULQIZA / Bulqizë

3. KF GRAMSHI / Gramsh

4. ILIRIA / Fushë-Krujë

5. ADA /Velipojë

6. VALBONA / Tropojë

7. INTERNACIONAL / Tiranë

8. KF KLOSI / Klos (-6)

9. DEVOLLI / Devolli

10.NAFTËTARI / Kuçovë

11.KF TEPELENA / Tepelenë

12.ALBPETROLI / Patos

13.KF PËRMETI / Përmeti

14.KF KËLCYRA / Këlcyrë

15.GRAMOZI / Ersekë

16.KF MEMALIAJ / Memaliaj

* PROPOZIMI:

* Tri skuadrat që zënë vendet e para ngjiten në kampionatin e Kategorisë II (atë që sot e quajnë rrejshëm I). * Tri skuadrat që zënë vendet fundit zbresin në kampionatin e Kategorisë IV (atë që sot e quajnë rrejshëm III) riorganizimi i të cilit nuk qe pjesë e këtij shkrimi.

***

Siç kam thënë, me këtë shkrim merr fund “beteja” ime për ndryshimin e organizimit të kampionateve të Shqipërisë, pa vonuar aspak, por qysh këto ditë për sezonin e tashëm, këtë 2021-‘22.

Që nga ky çast, mbas dhjetëra e dhjetëra shkrimeve, forcën u takon ta ushtrojnë vetë skuadrat e Shqipërisë, qytetet, bashkitë, opinioni publik i tyre. Ndryshe, të gjithë këta do të mbesin në histori si të nënshtruarit më të mëdhenj ndaj grupit të vogël të drejtuesve të futbollit në Shqipëri. E pafalshme!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"