Ogunxhimi: Daja është diktator. Skënderbeu nuk ka asnjë shans pa Latifin. Tifozët? Agresivë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2017 | 23:52

Ogunxhimi: Daja është diktator. Skënderbeu nuk ka asnjë shans pa Latifin. Tifozët? Agresivë!

Marvin Ogunxhimi ishte një “meteor” te Skënderbeu. Sulmuesi belg, i mbërritur me shumë bujë në janar, nuk arriti të çante në radhët e korçarëve dhe u largua në mbyllje të edicionit. Sistemi i tij i ri është kampionati kazak, ku aktivizohet tanimë me Okzhtepe.

Ogunjimi

Mediat kazake kanë shfrytëzuar pikërisht njohurinë që ka sulmuesi për Skënderbeun, për t’i marrë atij një opinion mbi duelin e kthimit mes korçareve dhe Kairat, bashkëbisedim në të cilin Ogunxhimi nuk ka kursyer batutat rreth ish-skuadrës. Epitete për Dajën, vlerësim për Latifin, por edhe një përshkrim i çuditshëm për tifozërinë e skuadrës së Skënderbeut. Në vijim, intervista e plotë e dhënë për “sports.kz”.

Marvin, a u çuditët nga rezultati i ndeshjes së parë mes Kairatit dhe Skënderbeut?

Jo, nuk u çudita pasi Skënderbeu ka lojtarë të mirë. Nuk ka lojtarë të kalibrit të Arshavin, Isael apo Gou, por ka në formacion mjaft lojtarë të mirë.

Cili është sipas jush favoriti në ndeshje, Skënderbeu apo Kairati?

Është shumë e vështirë të thuash sepse Skënderbeu është shumë i mirë në fushën e vet. Dhe disa nga shokët e skuadrës time më thonë se Kairat është i mirë gjithashtu. Ndaj do të jetë një ndeshje e mirë.

Sipas mendimit tuaj, cili është futbollisti shqiptar më i rrezikshëm mes atyre të Skënderbeut?

Latifi. Pa të, Skënderbeu nuk do të kishte asnjë shans, por falë aftësive individuale të tij, ai është lojtari më i rrezikshëm në këtë skuadër dhe organizon rastet për shënim të saj.

Interesante që ai luan me të djathtën, por e pozicionon në të majtë. A e dini pse?

Pasi aty ai ka më tepër mundësi të kalojë mbrojtjen kundërshtare dhe të gjuajë, E njëjta me Arshavin, i cili luan gjithashtu në të majtën. Ai është shumë i rrezikshëm për mbrojtësit….

kastrati ogunxhimi skenderbeu teuta

Cili është mendimi që keni për trajnerin e Skënderbeut, Ilir Dajën? A është ai një specialist i kualifikuar?

Trajneri Ilir Daja është si një diktator. Ai dëshiron të kontrollojë gjithçka. Por disa lojtarë në skuadër kanë më shumë autoritet se ai brenda klubit.

Mediat shqiptare raportuan se në ndeshje do të ketë 250 policë. A janë shumë të dhunshëm tifozët e Skënderbeut?

Po, tifozët e kësaj skuadre mund të jenë të dhunshëm, por sjellin një ndjesi pozitive. Ata do të shtyjnë skuadrën e tyre drejt fitores. Megjithatë, ata presin që Skënderbeu të fitojë gjithmonë në shtëpi dhe nëse nuk fitojnë, mund të ketë probleme, ndaj duhet edhe policia.

A mendoni se lojtarët shqiptarë do të provokojnë ata të Kairat, për të nxitur tifozët?

Nuk mendoj se do të jetë e nevojshme për lojtarët e Skënderbeut, pasi tifozët e tyre janë vetë të aftë të organizohen. Ata do të vijnë me çdo mënyrë për të parë ndeshjen, që të mundohen të ndihmojnë skuadrën.

Cilat janë përshtypjet tuaja për periudhën e karrierës që kaluat te Skënderbeu? A ju pëlqeu Shqipëria?

Skënderbeu është skuadra më e mirë shqiptare, ku luajnë futbollistë më të mirë të Shqipërisë dhe për mua ishte diçka e mirë që shkova atje dhe pashë se si janë gjërat e si është futbolli atje.

Pyetja e fundit: kush do të sigurojë vendin në turin tjetër të Ligës së Europës. Skënderbeu apo Kairat?

Skënderbeu është një skuadër e mirë, por nëse Kairati do të ndalojë Latifin dhe do të jetë në gjendje të përballojë atmosferën agresive në stadium, atëherë skuadra kazake do të fitojë.

Përkthyer dhe përshtatur nga Panorama Sport Online

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"