Ofroi 70 milionë euro për lojtarin e Barcelonës, katalanasit injorojnë ofertën e Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2019 | 14:38

Ofroi 70 milionë euro për lojtarin e Barcelonës, katalanasit injorojnë ofertën e Bajernit

 

Riberi dhe Roben i kanë lënë krahët e sulmit te Bajerni zbuluar dhe klubi ka nisur kërkimet në treg, për lojtarë cilësorë.

Ousmane-Dembele

Siç raporton spanjollja “Sport”, bavarezët i kanë bërë një ofertë prej 70 milionë euro Barcelonës, për Osman Dembele.

Katalanasit kanë dhënë menjëherë përgjigje negative, pasi duan 100 milionë euro nga francezi, që u ble nga Dortmundi.

Diferenca është shumë e madhe dhe duket se Bajerni do e mbyllë menjëherë këtë pistë. Nga ana tjetër gjermanët kanë hedhur “grepat” e tyre dhe te Leroi Sane nga Siti, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"