Oferta e majme, klubi kroat bën gati 2 milionë euro për sulmuesin me pasaportë shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2023 | 22:27

Oferta e majme, klubi kroat bën gati 2 milionë euro për sulmuesin me pasaportë shqiptare

E ardhmja e Arbër Hoxhës, sulmuesit me pasaportë shqiptare, që pret një ftesë nga Silvinjo, duket e destinuar drejt gjigantit kroat të Dinamo Zagreb.  

hoxha

Sipas raportimeve të “Index.hr”, Dinamo Zagreb është në aksion për të transferuar Hoxhën nga Slaven Belupo. Bëhet fjalë për një ofertë që pritet të kapë vlerën e 2 milionë eurove.  

Transferimi te Dinamo e Zagrebit do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierë për Hoxhën.   Sipas Transfermarkt, sulmuesi shqiptar kap vlerën e 900 mijë eurove dhe prej kohësh është një nga sulmuesit më të mirë në kampionatin kroat. 

Hoxha këtë sezon ka 17 paraqitje në kampionat dhe në Kupë dhe ka shënuar katër gola me tre asistime në 1481 minuta lojë. 

Ai ka është transferuar te Slaven Belupo në shkurt të vitit 2022 nga Ballkani, ndërsa para kësaj ka kaluar dy vite në Lokomotivë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"