Ofendoi me fjalë raciste yllin e skuadrës së tij, tifozi i Mançester Sitit përjashtohet për 5 vite nga stadiumet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 14:37

Ofendoi me fjalë raciste yllin e skuadrës së tij, tifozi i Mançester Sitit përjashtohet për 5 vite nga stadiumet

Një tifoz i Mançester Sitit u përjashtua për 5 vite nga stadiumet angleze pasi ofendoi me fjalë raciste yllin e “Qytetarëve” Rahim Stërling.

sterling

58-vjeçari Jan Beldri komentoi me fjalë të palejueshme me sfond racist futbollistin e Anglisë pasi ky i fundit shënoi ndaj Burnmauthit në dhjetor të vitit 2018 gjatë një takimi të kampionatit anglez.

Përveç dënimit sportive, Beldri duhet të kryejë 200 orë punë në shërbim të komunitetit si dhe të pagujë kostot e gjyqit prej 200 €.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"