“O Lenci nuk je shqiponjë…”, Jupi dhe Jemini debat për moviolën në Tirana-Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 13:30

“O Lenci nuk je shqiponjë…”, Jupi dhe Jemini debat për moviolën në Tirana-Skënderbeu

Kategoria Superiore mbylli javën e 22-të, ku ndeshja me e përfolur ishte ajo mes Tiranës dhe Skënderbeut e cila përfudnoi me rezultatin e barabartë 1-1. Polemika të shumta për këtë ndeshje, siç ishte rasti i golit të parë nga Kale, i cili u anulua për prekje të topit me dorë. 86994352_192150778805718_3043216738486321152_n

Një tjetër rast që ka sjellë polemika të shumta është edhe rasti i golit të Tiranës, kur pretendohet se në momentin kur sërish Kale e nis goditjen e dënimit, topi ka qenë në lëvizje. Pikërisht për këto raste, në studion e “Procesi Sportiv”, ka pasur një debat mes ish-arbitrit Lorenc Jemini dhe Redi Jupit.

Debati i plotë:

Jemini: Jam i gëzuar me arbitrat se shkuan shumë mirë. Mbas 4 javëve u rikthyen arbitrat e vërtetë. Goli i anulluar tek Tirana kur e pashë nga tribuna më është dukur se është prekur me dorë nga Ngo, por nuk është e vërtetë. Ka prekje me dorë por në fillim nga lojtari i Skënderbeut. Unë e kam parë 50 herë videon, edhe unë në tribunë mendoja për të kundërtën. Nuk e prekur fare topin Ngo me dorë”.

Jupi: Manchester City ka dal jashtë Champions League vetëm për një prekje të lehtë nga Llorente. Edhe pse është e pavullnetshme nëse favorizohesh atëherë është faull.

Jemini: Ti edhe kur sedi flet. Topi në dorë edhe në mënyrë të pavullnetshme është faull.

Redi Jupi: “O Lorenc mos na bëj sikur është ndonjë shkencë e madhe këtu, e kapi ose nuk e kapi”.

Lorenc Jemini: “Unë them që se kapi Ngo topin me dorë”.

Redi Jupi: “Epo unë them që e kapi, është çështje subjektive”.

Lorenc Jemini: “Këtu vendos unë”.

Redi Jupi: “Po përse vendos ti?”.

Lorenc Jemini: “Po se unë jam specialisti”.

Redi Jupi: “Ti je specialist për të na thënë rregulloren. Po ti nuk je shqiponjë tani, se nuk ke ndonjë aftësi vizive më të madhe se unë. Do të të futem në çështje tani. Ka një vendim të plotë”.

Jemini: Mos u fut kot në atë fushë se nuk je pjesë e kësaj. Ajo është ndjesi instiktive ti nuk e ke atë.

Më pas debati për rastin e Bregut në minutën e 85:

Lorenc Jemini: “Ndaj të njëjtin mendim si arbitri se as ai nuk kishte pamje dhe as unë nuk kam pamje”.

Redi Jupi: “Edhe aty e ka ndalur me dorë”.

Lorenc Jemini: “Po nuk flitet apriori o burrë se po flet kot”.

Redi Jupi: “Po me çfarë e ndaloi ai me patericë aty, me çfarë mund të ndalohet topi veçse me dorë?”.

Lorenc Jemini: “Po dëgjoje se të bën mirë edhe ty o burrë, ta them unë”

Redi Jupi: “Po ik se po flet budalliqe tani, hajde e dëgjo Lencin. Mos na luaj mendsh tani.”

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"