“O burr, po ku je more”/ Këngë dhe përshëndetje shqip, Daku i bën pritje speciale sulmuesit që u transferua për shifrën rekord (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2024 | 21:36

“O burr, po ku je more”/ Këngë dhe përshëndetje shqip, Daku i bën pritje speciale sulmuesit që u transferua për shifrën rekord (VIDEO)

Klubi rus i Rubin Kazanit, pas Mirlind Dakut, ka afruar në radhët e tij një tjetër sulmues shqiptar. Pikërisht bëhet fjalë për 22-vjeçarin Dardan Shabanhaxhaj, i cili në këtë merkato dimërore ka kaluar nga sllovenët e Muras te klubi rus. 

daku-1-kresore-780x439

Ka qenë pikërisht, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, i cili i ka bërë pritje speciale futbollistit të ri shqiptar Shabanhaxhaj. 

Në faqen e klubit në rrjete sociale, është publikuar një video në të cilën shfaqet Daku teksa e pret me këngë shqip të Dafina Zeqirit.  

“O burrë, po ku je more! Hajde se qe sa duke të pritë”, dëgjohet Daku teksa i thotë Shabanhaxhajt, para se të nisin të dëgjojnë dhe këndojnë bashkë. 

Në media të ndryshme sllovene është bërë e ditur se Rubin Kazan ka pranuar t’i paguajë 1.2 milionë euro Muras për të fituar shërbimet Shabanhaxhajt. Sulmuesi 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë për katër vite e gjysmë, ndërsa do të veshë fanellën me numrin 99. 

Shabanhaxhaj ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me tre asistime në 19 ndeshje në elitën e futbollit slloven. 

Sulmuesi konsiderohet si një kandidat potent për të veshur fanellën e Kombëtares shqiptare. Kalimi i 22-vjeçarit nga klubi slloven në rusi është bërë me ndërmjetësimin e menaxherit Shkumbin Qormemeti, i cili në të shkuarën ka kryer disa transferime “big” të futbollistëve shqiptarë në klube të ndryshme europiane. 

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Kandidat për kombëtaren shqiptare, sulmuesi 22-vjeçar prezantohet tek ekipi i Dakut në Rusi për një shifër rekord

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"