VIDEO/ Kandidat për kombëtaren shqiptare, sulmuesi 22-vjeçar prezantohet tek ekipi i Dakut në Rusi për një shifër rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2024 | 23:15

VIDEO/ Kandidat për kombëtaren shqiptare, sulmuesi 22-vjeçar prezantohet tek ekipi i Dakut në Rusi për një shifër rekord

Klubi rus i Rubin Kazanit, pas Mirlind Dakut, ka afruar në radhët e tij një tjetër sulmues shqiptar. Pikërisht bëhet fjalë për 22-vjeçarin Dardan Shabanhaxhaj, i cili në këtë merkato dimërore ka kaluar nga sllovenët e Muras te klubi rus.

dardani

Klubi i Murës njoftoi se Shabanhaxhaj do t’i bashkohet Rubin Kazanit për një tarifë rekord. Në media të ndryshme sllovene është bërë e ditur se Rubin Kazan ka pranuar t’i paguajë 1.2 milionë euro Muras për të fituar shërbimet Shabanhaxhajt. Sulmuesi 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë për katër vite e gjysmë, ndërsa do të veshë fanellën me numrin 99.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga klubi rus, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Shabanhaxhaj gjen te Rubini Mirlind Daku, i cili kishte dalë për ta marrë atë kampin stërvitor. Video e zyrtarizimit është epike, me të dy futbollistët që dëgjojnë muzikë….shqip.

“Unë dua t’ju falënderoj të gjithëve nga thellësia e zemrës sime.Ishte një kohë e bukur në klub dhe jam mirënjohës për mbështetjen e tifozëve. Ju gjithmonë më keni motivuar dhe më keni dhënë forcë. Faleminderit per gjithçka” . Shkruajti lojtari në rrjetet sociale pas largimit nga Mura.

Shabanhaxhaj ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me tre asistime në 19 ndeshje në elitën e futbollit slloven. Shbanahaxhaj konsiderohet si një kandidat potent për të veshur fanellën e Kombëtares shqiptare. Kalimi i 22-vjeçarit nga klubi slloven në rusi është bërë me ndërmjetësimin e menaxherit Shkumbin Qormemeti, i cili në të shkuarën ka kryer disa transferime “big” të futbollistëve shqiptarë në klube të ndryshme europiane.

shabanhaxhaj

;

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"