Nuk pranon t’i bashkohet skuadrës, Kukësi ultimatum për Kalenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2018 | 16:22

Nuk pranon t’i bashkohet skuadrës, Kukësi ultimatum për Kalenë

Nga Kukësi janë larguar sulmuesi Sindrit Guri dhe Amido Balde, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për brazilianin Elton Kale. Braziliani nuk ka pranuar t’i bashkohet ekipit në Slloveni dhe as në Tiranë. Drejtuesit e Kukësit kanë tentuar të komunikojnë me lojtarin dhe të gjejnë një zgjidhje, por Kale këmbëngul se nëse nuk i plotësohen kërkesat financiare (7 mijë euro në muaj pagë), nuk do të kthehet.

kale

Braziliani pretendon se Kukësi nuk ka asnjë të drejtë mbi të, pasi sipas tij i ka përfunduar kontrata. E kundërta thuhet nga klubi, të cilët i kanë dhënë ultimatum futbollistit që të kthehet para datës 17 korrik e t’i bashkohet ekipit, në të kundërt një gjobë e majme e pret.

kale

Nëse futbollisti nuk do të bindet, Kukësi do të hapë padi në FIFA dhe do të bllokojë aktivizimin e tij në ndonjë klub tjetër, pasi verilindorët posedojnë kartonin e tij. Këto janë pretendimet e klubit, drejtues të së cilit thonë për gazetën se kanë bindje se Kale do kthehet. Shtatshkurtri iu bashkua Kukësit në janarin e viti 2017 dhe menjëherë u bë një titullar i rëndësishëm. Por ofertat e shumta dhe paga prej 2500 eurosh te Kukësi ka bërë që ai të “rebelohet”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"